Selenicë punëtoret e ujësjellësit në protestë, 8 muaj pa rroga - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mosmarrja e pagave prej 8 muajsh dhe mosdhënia e asnjë afati për shlyerjen e tyre, ka detyruar punëtorët e ujësjellësit në Selenicë të dalin në protestë.50 punonjës u mblodhën përpara prefekturës së Vlorës duke thënë se durimit të tyre u erdhi fundi.Ata paralajmëruan se nëse nuk marrin një përgjigje të shpejtë, do të mbyllin pompat e furnizimit të qytetit dhe fshatrave me ujë.Fondi prej 40 milion lekësh i akorduar për ujësjellësin është bllokuar në thesar, për shkak të detyrimeve që ky institucion i ka OSHEE-së.Kjo pranohet edhe nga kryetari i bashkisë së Selenicës Përparim Shameti, i cili tha se fondi ka ardhur vetëm për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe të faturave të energjisë elektrike.Kryebashkiaku thotë se edhe administrata si dhe ai vetë, kanë 3 muaj pa u paguar.Punonjësit kanë kërkuar të takohen me prefektin e Vlorës Flamur Mamaj, por biseda me të nuk është zhvilluar.
Recommended