13 rroga pa marrë/ Naftëtarët vijojnë grevën e urisë edhe pse me probleme shëndetësore - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjendja shëndetësore e naftëtarëve është rënduar akoma më shumë në ditën e gjashtë të grevës së tyre.Pavarësisht komplikacioneve nga mungesa e ushqimit, grevistët thonë se do të vazhdojnë ngujimin për shkak të vështirësive ekonomike. Punonjësit e rafinerisë përsërisin kërkesën për pagat e prapambetura dhe kthimin në punë. ?Gjendja është rënduar, sepse duhet të kemi parasysh që kemi kolegët që kanë pasur komplikacione shëndetësore të shkaktuara nga puna që më herët. Por ne do të vazhdojmë nuk do të ndalemi, kërkesa jonë është e qartë.? Një ditë më parë njëri nga punonjësit e rafinerisë u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit. ?Fola unë me të në telefon. E kanë çuar në spitalin e Fierit për analiza më të detajuara. Ka probleme serioze me aritminë ai dhe është në gjendje të keqe.? Naftëtarët thonë se nuk pranojnë të mashtrohen më nga premtimet e autoriteteve dhe se greva do të vazhdojë në qoftë se nuk marrin atë që u takon. ?Nuk i besoj më mashtrimeve të këtyre. Ne do vazhdojmë me grevën deri sa të marrim lekët tona, që na takojnë.? 850 naftëtarë punojnë në rafinerinë e Ballshit. Prej 6 ditësh një grup prej tyre po qëndron i ngujuar në protestën ekstreme, në mënyrë që të përfitojnë 13 pagat e prapambetura.

Recommended