Ora News - PD denoncon vendimet politike të anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Këshillit të Legjislacionit, Enkeljed Alibeaj, ka denoncuar sesi sistemi i ri i drejtësisë sipas tij po kapet nga qeveria nëpërmjet promovimit në krye të sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kohës së komunizimit, të përfshirë në gjyqe politike.

?Procesi për anëtarët e KLGJ dhe KLP prodhoi një rezultat dramatik ku sot anëtarë të KLGJ dhe KLP janë jo vetëm kandidatë të përjashtuar nga ONM, jo vetëm kandidatë që nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm kandidatë që nuk kanë paguar taksat, jo vetëm kandidatë të angazhuar në politikë, por edhe individë të kriminalizuar, për shkak se kanë dënuar politikisht qytetarët shqiptarë, thjesht se kanë menduar që liria dhe demokracia janë vlera që duhet të aplikohen edhe në shoqërinë tonë?-tha Alibeaj gjatë mbledhjes së Këshillit.

Për të faktuar këtë Alibeaj publikoi vendimet politike të dhëna nga këta gjyqtarë dhe prokurorë, që sot janë zgjedhur të qeverisin sistemin e ri të drejtësisë në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-denoncon-vendimet-politike-te-anetareve-te-rinj-te-klgj-dhe-klp

Recommended