Ora News - Prurjet dëmtuan historinë, urat shekullore që “humbëm” nga vëshimi i lumenjve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e ditëve të fundit lanë një faturë dëmesh të pallogaritshme në Monumentet e kulturës. Dy ura të kategorisë së Parë, ajo e Ura Orgockës ne Kolonjë dhe ajo e Hoshtevës në Zagori u shembën plotësisht duke i hequr listës së pasurive dy vlera të parikuperueshme sipas ekspertëve.

Shembja e Urës së Orgockës në Kolonjë është një prej humbjeve me vlera të pallogaritshme që reshjet intensive të këtij fillim shkurti i dhanë Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore.

Prurjet e rrëmbyeshme të Osumit, në rrethin e Kolonjës shembën plotësisht harkun e mbetur të urës.

Dhe tashmë sipas ekspertëve çdo ndërhyrje mund ti riktheje asaj funksionin e lidhjes së dy anëve të lumit, por jo vlerat monumentale.

Gjergji Koki: Ekzistojnë vetëm dy këmbë të kësaj ure për fat të keq, pjesa e harkut është shembur për shkak të motit të keq. Rikuperimi i saj do të ishte thjesht një rindërtim por jo se do të kthente vlerën monumentale të saj.

Ura, Monument Kulture i kategorisë së parë, që vlerësohet të jetë ndërtuar rreth shekullit të 17, nuk kishte parë asnjë ndërhyrje restauruese nga ekspertët, përveç asaj të ushtrisë pas përmbytjeve të dhjetorit të kaluar.

Gjergji Koki: Për shumë vite me rradhë aty nuk ka pasur asnjë lloj ndërhyrje të mirëfilltë restaurimi dhe mirëmbajtje.

Fat të ngjashëm pati edhe ura Hoshtevës në Zagori të Gjirokastrës edhe pse për të këmbana e rrezikut që i kanosej kishte rënë prej kohësh.

Për më shumë lexoni në:

http://www.oranews.tv/article/prurjet-qe-demtuan-historine

Recommended