Vdes 40-vjecari nga droga, “Klan Plus” ne godinen qe po kthehet ne morg te narkomaneve

  • 6 years ago
Bardhyl Shkreta është viktima e fundit nga përdorimi i drogës në kryeqytet. 40-vjeçari është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në këtë godinë në Kombinat.

Shkreta, i njohur edhe me pseudonimin Loku, ishte përdorues narkotikësh prej 20 vitesh. Ai banonte me familjen në Vaqarr, ndërsa dozën e përditshme të heroinës e injektonte në këtë godinë të kthyer në morg për narkomanët.

Edhe përpara 1 muaji në të njëjtën ndërtesë u gjet edhe 32-vjeçari Arbër Tërpollari në të njëjtat kushte. Godina, e cila ndodhet shumë pranë qendrës shëndetësore në Kombinat përpara rajonit të policisë Nr.6 dhe shkollës 9-vjeçare "Lasgush Poradeci", është kthyer në një vend potencial për të gjithë konsumatorët e drogës në këtë zonë.

Recommended