Vdes papritur 69 vjeçari me koronavirus tek Infektivi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 69 vjecar ka ndërruar jetë mengjesin e kësaj të martë si pasojë e Covid 19.Pacienti ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe po trajtohej në terapi intensive.Në njoftimin për mediat, Ministria e Shëndetësise mes të tjerash shkruan se 69 vjecari ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.Autoritetet gjithashtu nuk thonë që viktima kishte sëmundje shoqëruese.Në këtë mënyrë shkon në 33 numri I viktimava nga Covdi 19-në Shqipëri.Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Recommended