Rama: Rindertohen 300 qendra shendetesore ne 4 vjet

  • 6 years ago
300 qendra shëndetësore do të ndërtohen nga e para ose do të rindërtohen në 4 vjet. Premtimin e bën kryeministri Edi Rama pas një inspektimi në qendrën e fshatit Domgjon të Mirditës pas ankesës së një qytetari në portalin e bashkëqeverisjes se aty mungonte energjia elektrike.

?Do të rindërtojmë apo ndërtojmë nga e para, në varësi nga situata, 300 qendra shëndetësore në gjithë Shqipërinë në katër vjet. 80 janë gjatë këtij viti dhe qëllimi ynë është që të kalohet nga një shërbim inekzistent që ka qenë, në një shërbim që të jetë në gjendje të përballojë gjithë atë fluksin e parë për nevoja që janë të përballueshme nga vetë qendra shëndetësore dhe që nuk ka nevojë që njerëzit të turren të gjithë drejt spitalit rajonal apo drejt Tiranës, në mënyrë që të lehtëson edhe spitalet nga mbingarkesa.?

Fabrika e pasurimit të bakrit në minierën e Spaçit ishte një tjetër nga ndalesat. Aty ku më parë ngrihej burgu famëkeq i Spaçit, një kompani private ka investuar 25 milionë dollarë dhe ka punësuar 200 punonjës. Problemi më i madh mbetet sërish mungesa e profesionistëve.

?Kemi vështirësi për të gjetur sidomos persona teknikë,? u shpreh përfaqësuesi i firmës.

?Nuk është thjesht çështja të krijojmë vende pune, por edhe të krijojmë aftësi për punë, sepse na ndodh vazhdimisht që punë ka, por mungojnë kapacitetet teknike për të bërë ato lloj punësh. Ne kemi hapur një shkollë profesionale për minierat këtu në Bulqizë, me sistemin që një pjesë të javës e kalojnë në shkollë, një pjesë në punë, e cila ju ndihmon dhe ju, ndihmojmë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.?

Ne Rubik kryeministri u ndal për të vizituar indo-kullën, një qendër informacioni turistik, por dhe një minimuze ku përmes instalacioneve njihesh me gjithë historinë e zonës së Mirditës. Rama premton ndërtimin e një rrjeti qendrash të ngjashme që lidhen mes tyre përmes internetit. Kryebashkiakut socialist te Mirditës i kërkoi qe vëmendje t?i kushtohet dhe projektit të qeverisë për zhvillimin e agro-turizimit në këtë zonë.

Tv Klan

Recommended