Rama: Per 4 vjet do rikostruktojme 300 Qendra Shendetesore
  • 6 years ago
Brenda mandatit 4 vjeçar, qeveria ka planifikuar ndërhyrjen për rikonstruktimin e 300 qendrave shëndetësore. Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të Qendra Shëndetësore Kamëz thotë se ndërhyrja për 80 prej tyre është parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, përmes një fond të posaçëm, si një prioritet i investimeve dhe reformimit të shëndetësisë.

?Plani është për të rindërtuar 300 qendra në 4 vjet, duke filluar nga 2018-ta, kur duam të rindërtojmë me këto standarde 80-90 të parat dhe njëkohësisht për të filluar dhe për të krijuar kushtet e Urgjencës 24-orëshe, qoftë në këto qendra, qoftë dhe në ato që janë sot spitale bashkiake, që nuk e mbajnë dot veten?.

Qendra Shëndetësore e Kamzës është pajisur me teknologji moderne, qendra ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 100 mijë banorë të zonës.

Tv Klan
Recommended