Ora News - Drogëra të forta në lokalin e natës, 7 të arrestuar në Shkodër, kapen 2 kg kokainë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtatë persona u arrestuan dhe 2.3 kilogram kokainë e gatshme për tu shpërndarë u sekuestruan nga Policia e Shkodrës në goditjen e dytë në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?.

Një person i tetë është shpallur në kërkim ndërkohë si anëtar i grupit kriminal me veprimtari në shpërndarjen e Kokainës, i zbuluar pas një pune tre mujore hetimi mes Policisë dhe prokurorisë së Shkodrës.

Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Gjovalin Loka në një dalje të posaçme, theksoi se baza e shpërndarjes së drogës ishte një lokali i natës, ?SAMPA? me menaxher Helidon Markun.

Loka: Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Bashkë me arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe faktimin e provave, policia sekuestroi lokalin dhe asete të dyshuara të vëna nga veprimtaria kriminale

Hetimet vijojnë pasi dyshohet se këto shtetas kanë edhe bashkëpunëtorë të tjerë, ndërsa 7 të arrestuarit do të përballen me akuzën e ?Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve? e përshtatje e lokalit për përdori.

TË SEKUESTRUARA:

2 .237.6 gramë Kokainë

? 3 automjete

10 telefona celulare

489.000 leke, 635 USD, 280 Euro

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shkoder-goditet-nje-grup-i-trafikut-te-kokaines-brenda-dhe-jashte-vendit

Recommended