Aksident i rëndë në Berat, makina çan kangjellat e rrugës dhe fluturon në lumë

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Beratit. Një makinë tip ?Benz? ka çarë kangjellat në urën e Goricës dhe ka përfunduar në lumin Osum.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari Klajdi Selenica, i cili ka humbur kontrollin e mjetit. Report Tv ka siguruar video nga vendngjarja, ku duket makina në lum.

Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga lumi.

Recommended