Report TV - Prishja e ndertimeve te Liqeni i Thatë policia nxjerr me forcë banorët nga banesa

  • 6 years ago
Është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes policisë dhe banorëve procesi i prishjes së banesave te Liqeni i Thatë, në Tiranë. Forca të shumta policie janë mbledhur te shtëpia e familjes Peti, aty ku prej orëve të mëngjesit djali i vogël i kësaj familje, Klajdi Peti, kërcënoi se do të hidhej nga çatia e banesës.

Familjarët nuk kanë pranuar të lirojnë banesën e tyre dhe janë përplasur me forca të shumta policie. Këta të fundit i kanë nxjerrë me forcë banorët, duke i shoqëruar në komisariat. Pas negociatave të shumta, ka zbritur nga çatia dhe i riu, i cili është marrë menjëherë nga policia.

Menjëherë sapo fadromat kanë nisur të shembin muret rrethuese të banesave, një grua është ndjerë keq dhe i është dhënë ndihmë nga forcat e policisë, të cilat ndodhen në vendngjarje prej orëve të mëngjesit.

Recommended