Nis prishja e ndertimeve te Bulevardi i Ri

  • 5 years ago
Ka sërish tension edhe mëngjesin e sotëm në zonën e Bregut të Lumit në kryeqytet, ku forcat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkuar të prishin rreth 40 banesa që preken nga projekti i Bulevardit të Ri.

Forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që herët në mëngjes për të nisur aksionin, por janë përballur me kundërshtimin e banorëve.

Banorët thonë se këto banesa janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizimit.

Sipas banorëve para se të vijohet me projektin e zgjatimit të Bulevardit të Ri duhet të dëmshpërblehen edhe këta banorë.

Tv Klan

Recommended