Do t'i shembet shtëpia,i riu hipën mbi çati dhe kërcënon të hidhet, flasin banorët

  • 6 years ago
Një i ri kërcënon t?i japë fund jetës, teksa është ngjitur mbi banesën e tij dhe tenton të hidhet. Shkak që ka shtyrë të riun drejt këtij akti vetëflijues është vendimi për t?i shembur banesën.

Ngjarja po ndodh te Liqeni i Thatë, në Tiranë, ku djali i vogël i familjes Peti ka hipur në çatinë e banesës dhe kërcënon të hidhet. Ai kërkon kreun e bashkisë, Erion Veliaj, të shkojë aty, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po negociojnë për ta zbritur poshtë.

Klajdi Peti nuk pranon të lirojë shtëpinë, duke thënë se e ka me letra, ndërkohë që zona ku ndodhet banesa e tij është shpallur si zonë parku. I riu Klajdi Peti ka folur për Report Tv nga çatia e shtëpisë, duke sqaruar se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi nuk ka ku të shkojë nëse i shembet banesa.

Recommended