E nxjerrin nga shtëpia, i riu në Vlorë:Apeli ka rikthyer çështjen për gjykim, por përmbarimi zbarkoi
  • 3 years ago
Familja e Sokol Muharremit prej 50 vitesh jeton në këtë banesë, por ligji për kthimin e banesave tek pronarët e vjetër duket se ka bërë që një tjetër familje, konkretisht ajo e Rezar Hatibit nga Kruja të pretendojë pronësinë. Pas 2 vitesh në çështje gjyqësore, ku shkalla e pari ia dha të drejtën familjes Hatibi, Apeli hodhi poshtë këtë vendim, duke kërkuar rikthimin e çështjes në shkallë të parë. E megjithatë, edhe pse tashmë vendimi i mbetet sërish shkallës së parë, e ende nuk kanë filluar seancat, familja Hatibi me përfaqësues ligjor një përmbarues privat, ka shkuar sot në familjen Muharremi së bashku me policinë për t'i kërkuar këtij lirimin e banesës.
Recommended