Ora News - LSI, çfarë do të ndodhë pas 27 janarit?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Monika Kryemadhi hyn tek ajo kategori që quhen politikanë profesionistë.

Rrugëtimin e saj në profesionin e përfolur nga shqiptarët do ta fillonte kur ende ishte adoleshente. Vetëm 17 vjeç, në takimin themelues te FRESSH do të sillte klasën e saj të gjimnazit. Janë vitet kur ish komunistët e partisë së punës sapo kishin ndërruar emrin dhe trendi i rinisë ishte partia demokratike. Vetëm një dorë nostalgjikësh, të marrësh, naivësh apo idealistësh mund ti afroheshin partisë e cila ende vishte terital. Me siguri Kryemadhi futej tek naivët. Por jo për shumë kohë.

Në radhët e organizatës së të rinjve socialistë do të njihet me Ilir Metën. Bashkëshorti i saj i ardhshëm ishte yll në ngjitje i të majtëve dhe në një moshë fare të re bëhet nënkryetar i partisë socialiste. Bashkë me Pandeli Majkon, Ndre Legisin, Ilir Zelën, e shumë të tjerë që tashmë janë burra, FRESSH ishin bërthama luftarake që i jepte zemër një parti të frustruar nga trashëgimia e kohës dhe sulmet e Berishës.

Pas vitit ?97, ardhja e socialistëve në pushtet solli një zbehje të rolit të të rinjve. Garda e vjetër ndihej e sigurt. Por jo për shumë kohë. Viti ?98 sjell vrasjen e Azem Hajdarit, njeriut simbol të protestave studentore. Pason 14 shtatori dhe dorëheqja e Fatos Nanos.

Të parë nga perëndimi si konfliktualë dhe të papranueshëm për të djathtën që sapo ishte dërmuar në zgjedhje, Nano vendos t?ja kalojë stafetën e qeverisjes Pandeli Majos. Ilir Meta ishte zëvendësi i tij. Por jo për shumë kohë. Majko ishte tepër naiv për të mbijetuar në arenën shqiptare. Në një përplasje spektakolare mes Nanos dhe Majkos për kreun e partisë fiton i pari. Zërat thonë se nuk mungonte edhe dora hyjnore e Monikës. Pas kësaj, Ilir Meta bëhet kryeministër i vendit. Është ndër njerëzit energjikë të politikës. Më dorë të hekurt fut nën kontroll gjithë territorin e vendit i cili në hapësira të caktuara të tij ishte ende nën kontrollin e bandave apo grupeve me afilacion politik. Qetëson situatën në Tiranë duke futur për disa orë në qeli liderin e demokratëve, Berishën. Ndërkohë fillon një projekt të madh të ndërtimit të rrugëve interurbane dhe njëkohësisht është sponsori më i madh i Edi Ramës. Ishte Meta që mbrojti ish ministrin e kulturës në reformën që ky bëri për teatrin kombëtar duke rrezikuar rrëzimin e qeverisë. Ishte po Ilir Meta që e mbështeti në zgjedhjen si bashkiak i Tiranës dhe projektet e tij të transformimit urban. Gjatë gjithë kësaj kohe, Monika Kryemadhi mbante të shtrënguara radhët e forcës politike FRESSH. Sepse pa mbështetjen e politikës, në Shqipëri je shumë vulnerabël.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-cfare-do-te-ndodhe-pas-27-janarit

Recommended