Report TV - Ps e PD në Lezhë bashkojnë votot, miratojnë buxhetin e vitit 2018, LSI e bojkotoi

  • 6 years ago
Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Lezhë për vitin 2018 ka nisur me një minutë heshtje në përkujtim të këshilltarit Aleksandër Ndoka, i cili u vra pak kohë me parë në një atentat me armë zjarri, në afërsi të banesës së tij. Gjatë mbledhjes është bërë edhe zëvendësimi i Ndokës me këshilltaren Nikoleta Kola.Kjo e fundit bëri betimin dhe mori detyrën si këshilltare nën siglen e Partisë Rruga e Lirisë. Por në rend të parë të kësaj mbledhje është diskutuar modeli i ndjekur në Tiranë nga kryebashkiaku i saj Erion Veliaj për aplikimin e taksës së arsimit.
Kjo taksë e re është bërë publike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak e cila ka kaluar me votat e shumicës së anëtarëve të këtij këshilli. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan më tepër shpjegime në lidhje me këtë taksë të re, përgjigje që e dha dhënë vetë kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj.

Recommended