Report TV - Braçe në '45 Minuta': Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend

  • 6 years ago
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, deklaroi se pista e aeroportit të Vlorës do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Deputeit Braçe zbuloi detaje të reja mbi këtë nismë të qeverisë në emisionin '25 minuta' të gazetarit Denis Minga, në Report TV.

Kjo temë ka hapur një debat politik, ku sot në Komisionin e Ekonomisë anëtarët e PD dhe LSI dolën kundër, duke e cilësuar këtë vendim të qeverisë një vjedhje të madhe. Nga ana e tij, Braçe tha se ekonomia nuk mund të ndërtohet me pendesa, duke shtuar se aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend.