Cuci: Votimi dhe numerimi elektronik s’jane te sigurt

  • 6 years ago
Edhe pse Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar vetëm dy mbledhje që prej ngritjes së tij, bashkëkryetari socialist i tij Bledi Çuçi pohon se ka patur një komunikimi të vazhdueshëm me përfaqësuesin demokrat Oert Bylykbashi.

Në një intervistë për Klan ai thotë se është rënë dakort dhe për mbledhjen e radhës por dhe për çështjet ku do të fokusohet puna e këtij komisioni.

"Brenda 2 javëshit të parë të Janarit do të mblidhet ndërkohë kemi rënë dakort dhe për çështjet që do jenë kryesisht rekomandimet e OSBE, vota e emigrantëve, financimi i fushatës".

Çuçi thotë se anëtarët e komisionit ndërkohë kanë patur takime me ekspert ndërkombëtar për çështje të ndryshme që prek reforma. Një prej tyre ishte dhe takimi i zhvilluar në Dhjetor për "teknologjine në zgjedhje", takim pas të cilit sipas Çuçit edhe opozita u bind se përdorimi i votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje nuk është nuk i sigurtë.

"Për ne nuk është e sigurtë teknologjia në zgjedhje por hajd ta diskutojmë".

Për votën e emigrantëve, premtim elektorak ky i socialistëve, Çuçi thotë se ka dakortësi në parim. Ndërsa nuk ka patur asnjë diskutim mes dy partive të mëdha për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kërkesë e vazhdueshme kjo e partive të vogla.

"Sistemi mund të ndryshojë vetëm me vullnet politik".

Mandati i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore përfundon në mesin e Prillit, por për Çuçin shqetësimi i vetëm është arritja e konsensusit dhe jo koha që kanë në dispozicion.

Recommended