Kume: Votimi me postë i realizueshëm dhe gjithëpërfshirës, emigrantët të deklarojnë adresën e tyre
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Takimi për reformën zgjedhore pritet të mbledhë në tryezë palët pasditen e kësaj të mërkure (24 qershor) për të vijuar bisedimet përsa i përket marrëveshjes për zgjedhoren.

Një ndër pikat e diskutimit në këtë tryezë është dhe vota e emigrantëve shqiptarë, kush do të ketë të drejtë dhe si do të procedohet. Vetëm pak ditë më parë, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri deklaroi se votimi do të bëhet me anë të postës.

Shpesh flitet për votën e Diasporës, por për ish kryetarin e KQZ-së, Kristaq Kume ky është një koncept i gjerë dhe i pamundur në tërësi.

Në një intervistë për Ora Neës ai shtron disa çështje të cilat janë shumë thelbësore për tu diskutuar përsa i përket votës së emigrantëve.

Kume: Gjëja e parë që duhet të bëhet është dakordësia e plotë politike. Nëse do të lejohet kështu siç është deklaruar, nuk duhet të bëhet që gjithçka që duhet rregulluar për të mundësuar mënyrën e të votuarit, të jetë detyrë e deleguar tek KQZ. Jo, duhet të jetë e mirëdetajuar në Kodin Zgjedhor që të kenë dakordësinë mes palëve në proces. Jo vetëm dakordësi politike por deri në mënyrën se si do procedohet. Janë disa pika me vlerë që duhet të bisedohen në tryezën për Kodin Zgjedhor. Disa thonë vota e Diasporës. Të përdorësh këtë koncept do të thotë të mos jesh me këmbë në tokë sepse e pamundur të bëhet një gjë e tillë sot. Siç dihet ne kemi në legjislacion që votojnë ata persona që kanë mbushur moshën dhe që janë të regjistruar në listën e zgjedhësve që del nga regjistri kombëtar i zgjedhësve.

Kume thotë se të gjithë personat që janë jashtë vendit për arsye ekonomike apo do të jenë jashtë në momentin e zgjedhjeve duhet të kenë të drejtën e votës. Ai thotë se ata duhet të dërgojnë një kërkesë institucionet e zgjedhjeve për tu regjistruar në listën e votuesve.

Kume: Për cilën do të bëhet kjo zgjedhje, për emigrantët që kanë udhëtuar për arsye ekonomike apo për të gjithë ata që nuk do të jenë në Shqipëri në momentin e zgjedhjeve. Gjithë studentët tanë apo punonjësit diplomatikë. Për mua, që të gjithë këta duhet tu krijohet mundësia e votimit jashtë territorit të vendit. Problemi i dytë është mënyra se si do të votohet. Ideja që ka fituar më shumë territor është votimi me postë. Unë e përjashtoj totalisht idenë e të votuarit elektronik përmes internetit. Gjermania dhe Holanda e kanë konsideruar këtë formë joligjore.

I gjithë procesi përmes votës me anë të postës, për ish kreun e KQZ është një sistem i realizueshëm dhe se mund të bëhet me buxhetin e shtetit.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kume-votimi-me-poste-i-realizueshem-dhe-gjitheperfshires-emigrantet-te-deklarojne-adresen-e-tyre

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Insta...
Recommended