Report TV - Tiranë, vrasja e Devi Kasmit, autori i dyshuar Domart Konjari

  • 6 years ago
TIRANE - Domart Konjari i liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale edhe pse rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg, është shpallur në kërkim për vrasjen e 42-vjeçarit Devi alias Defrim Kasmi, ngjarje e ndodhur natën e kaluar në kryeqytet. Shqiptarja.com ka siguruar edhe foton e viktimës i u qëllua me 9 plumba pasi doli nga apartamenti ku banonte në rrugën "Petro Cani" në kryeqytet.Autori i dyshuar i krimi, Domart Konjari, i cili u arrestua në 2015, ka qenë i dyshuar për tetë vrasje në Shqipëri, Francë dhe disa vende të BE, si dhe për trafik të lëndëve narkotike, por Gjykata shqiptare e liroi me pretendimin se ishin shkelur procedurat. Prej dy vitesh Konjari është në kërkim ndërkombëtar pas mbledhjes së provave shtesë në ngarkim të tij. Franca reagoi ashpër dy vite më parë për lirimin e Konjarit, duke akuzuar drejtësinë shqiptare se lanë të lirë një të dënuar me 10 burg, për hetimin e të cilit autoritetet franceze thanë se kanë harxhuar miliona euro.

Recommended