Rama: Lehtesira per biznesin ne muajt e ardhshem

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama premton të tjera lehtësira për biznesin. Në takimin e përvitshëm për ndarjen e çmimeve ?Bleta e Artë? për sipërmarrjet më të mira, kreu i qeverisë tha se duke filluar nga muaji Shkurt, të gjitha procedurat me doganat do të kryhen online, duke shmangur kontaktet me doganierët.

Duke u ndalur tek punësimi, kreu i qeverisë tha se duke filluar nga Maji i këtij viti do të lançohet një program konkret punësimi, sëbashku me sipërmarrësit.

Ndërsa pas një jave do të bëhen publike edhe të gjitha dokumentet që do të merren nga shërbimet online duke transformuar marrëdhëniet e shtetit me sipërmarrjen dhe qytetarët. Kreu i qeverisë vlerësoi edhe platformën e bashkëqeverisjes, si një mundësi për sipërmarrësit për të denoncuar çdo shkelje nga punonjësit e administratës. Për këtë të fundit, Rama tha se deri tani janë çuar në prokurori 35 punonjës hipotekash.

Tv Klan

Recommended