Report TV - IKMT nis prishjen e 40 objekteve në Fier. Shkak bëhet projekti për qendrën e qytetit

  • 6 years ago
FIER-IKMT ka nisur shembjen e 40 objekteve në kuadër të zbatimin të projektit për qendrën e qytetit dhe sistemimin e lumit Gjanica.

28 prej objekteve kanë plotësuar dokumentacionin për dëmshpërblim, ndërsa deri tani nuk ka reagime nga biznesi dhe pronarët e objekteve të tjera.

Objektet që do të shemben janë banesa, por edhe biznese, ndërsa përveç qendrës së qytetit, projekti pritet që të zgjidhë përfundimisht problemin e Gjanicës.

Recommended