Mbyllet protesta para kryeministrise, Basha: Sot vdes 25 qershori (Fjalimi i plote, 27 janar 2018)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është mbyllur në mënyrë paqësore protesta e opozitës para kryeministrisë.

Në orën 13:30 minuta pas fjalës së kryetarit të PD-së, protestuesit nisën të shpërndahen. Në një zë krerët e partive të opozitës, mes tyre dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha bënë thirrje për largimin e Ramës. Veç disa kapsollave tymuese të hedhura para kryeministrisë nuk pati incidente të tjera.

"Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur e të grabitur. Ky ështe vendimi dhe thirrja e popullit që iu mohua zgjedhja me votë sepse narko qeveria e Edi Ramës ndërseu bandat e drogës" deklaroi Basha.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi para protestuesve të mbledhur në shesh se Kryeministri Edi Rama ka mbetur vetëm dhe duhet të largohet një orë e më parë. Sipas saj, Rama është zhytur në zullumet e keqqeverisjes dhe nuk ka Ambasador që ta shpëtojë. Fjalen e mbajten dhe kreret e partive aleate me PD, ndërsa mesazhet u përcollën dhe nga emigrantët shqiptarë në Francë dhe nga ish-shefi i Antidrogës së policisë së Vlorës, Dritan Zagani.

Protesta e nisur në orën 12:00 u mbyll në orën 13:30 dhe pritet të jetë e para në vazhdën e protestave që pritet të mbahen me qëllim largimin e Edi Ramës.


Ora News përcolli zhvillimet minutë pas minute

13: 30 Protestuesit largohen nga kryeministria dhe po drejtohen nga selia PD

Kryetari Basha u shoqërua nga protestues drejt selise PD. Ata vijojne thirrjen: Rama ik!

Ora 13: 06 Hidhen kapsolla në drejtim të kryeministrisë. Basha po mban fjalen.

Lulzim Basha: Në emër të opozitës kërkoj largimin e qeverisë së paligjshme të Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur e të grabitur. Ky ështe vendimi dhe thirrja e popullit që iu mohua zgjedhja me votë sepse narko qeveria e Edi Ramës ndërseu bandat e drogës.

Deri dje e dinin shqiptarët, sot e ka parë gjithë bota. Në emrin tuaj sot kemi zgjedhur të mos vuajmë thellë e më thellë por të bashkohemi, të refuzojmë të keqen, të luftojmë për ta larguar. Le ta dëgjojë EdI Rama në cilin bunker ku të jetë futur sot: Rama ik.
Sot jam para jush, Jo për të kërkuar pushtet për vete, por shtet të drejtë për të gjithë. Jo për tu bërë vetë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-proteston-sot-para-kryeministrise

Recommended