Ora News - Koncerti i muzikës klasike, dirigjenti gjerman bashkëpunim me artistët shqiptarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane Tiranë organizojnë të premten e 26 janarit një koncert simfonik. Me pjesmarrjen e veçantë te dirigjentit Mateusz Moleda por edhe solistit Marin Gjollma në Universitetin e Arteve do të interpretohen veprat e kompozitorëve të njohur gjerman.

Gjermania është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në politikë, por kontributi i saj është po aq intensiv edhe në art e kulturë.

Me mbështetjen e Ambasadës Gjermane, në Universitetin e Arteve do të zhvillohet koncerti simfonik me pjesëmarrjen e dirigjentit të njohur gjerman Mateusz Moleda.

31-vjeçari, repertori simfonik i të cilit përfshin një shumëllojshmëri të veprave dhe stileve muzikore, e sheh bashkëpunimin me orkestrën e RTSH një shkëmbim të vlefshëm eksperiencash.

Mateusz Moleda: Është një bashkëpunim i shkëlqyer dhe mes kolegëve ka ekzistuar një frymë pozitive. Muzika është një gjuhë universale kështu që ne kemi komunikuar lehtësisht. Më ka lënë përshtypje disiplina e artistëve.

Pianisti Marin Gjollma thotë se koncerti do të përbehet nga tri pjesë ku do të luhen veprat e kompozitorëve të njohur gjermanë.

Marin Gjollma: Fillojmë më një overturë e cila është shkruajtur për një melodramë të shkrimtarit të njohur, Viktor Hygo dhe më pas vazhdojmë me koncertin për piano dhe orkestër të Ludëig Van Bethoven, numër 4 solmaxhor dhe më pas simfonia e mrekullueshme e Shumanit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/koncerti-i-muzikes-klasike-dirigjenti-gjerman-bashkepunim-me-artistet-shqiptare

Recommended