Ora News - Kryeministri grek, Aleksis Tsipras do të vijë në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar ftesën për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ftesa është bërë nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, gjatë takimit që dy burrat patën më herët të enjten, në kuadër të forumit ekonomik ndërkombëtar në Davos.

Sipas burimeve qeveritare greke që citon agjencia vendase e lajmeve ANA-MPA, synimi i këtij takimi ishte hapja e rrugës për normalizimin e plotë dhe ngritjes në një nivel më të lartë, të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas të njëjtave burime, Greqia dhe Shqipëria janë të gatshme për një marrëveshje strategjike, e cila do të zgjidhë gjithë problemet kritike ndërmjet tyre dhe do të promovojë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeministri-grek-aleksis-tsipras-do-te-vije-ne-tirane

Recommended