Report TV - Replikat/Spiropali: Doje të bëheshe Skënderbeu i dytë, Berisha: Skënderbuçkon

  • 6 years ago
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe përplasje të forta mes palëve. Mes të tjerash, ka pasur dhe një replikë të fortë mes deputetes socialiste, Elisa Spiropali, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ishte Spiropali që nga foltorja ?ngacmoi? Berishën, duke thënë se është matur me hijen e Skënderbeut, pasi hyri në histori për t?u bërë Skënderbeu i dytë dhe doli si Saliu i fundit. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Berishës, i cili nga salla ka ofenduar Spiropalin, duke deklaruar se viti i Skënderbeut nuk nënkupton që t?i vërë kones së vet ta quajë Skënderbuçkon e vet.
Debati:
Spiropali: Doktor je matur me hijen e Skëndërbeut por kur e kuptove se hyre në histori për tu bërë Skëndërbeu i dytë dhe dole si Saliu i fundit, aty filluan problemet.

Berisha: Dua t?i kujtoj zonjës së viti i Skëndërbeut nuk nënkupton që ti vërë kones së vet, ta quajë Skënderbuçkon e vet. I rikujtoj mire, se me figurën e Skëndërbeut nuk mund të luajë askush.

Ruçi: Është e patolerueshme që të ofendosh një zonjë, kemi miratuar një rezolutë..

Recommended