Report TV - Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet brënda këtij viti
  • 6 years ago
Në një konferencë për shtyp ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri foli për aeroportin e Vlorës ku theksoi se për ndërtimin e tij, ?janë të interesuara tre kompani turke, shumë të njohura që po punojnë edhe në aeroportin e Stambollit?.

?Ky investim ka një ofertë prej 100 milion euro dhe do të jetë tërësisht privat, pa asnjë investim nga shteti?, u shpreh Gjiknuri.

Ministri theksoi se e gjithë kjo nismë filloi para tre vitesh kur ne çliruam shfrytëzimin e hapësirës ajrore nga monopoli. ?Aeroport i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit?, tha Gjiknuri.

?Gjithashtu po përfundojmë edhe studimin e fizibiliteti të aeroportit të Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim tepër i madh për zonën e Jugut?, u shpreh ministri Damian Gjiknuri.
Recommended