Ekspozita e albumit 'EURO 2016', De Biasi në Tiranë: Shpresoj ta shoh sërish Shqipërinë në Europian

  • 6 years ago
Ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka mbërritur në Tiranë këtë të mërkurë për të marrë pjesë në çeljen e ekspozitës së albumit "EURO 2016", kampionati europian i futbollit, ku për herë të parë në histori mori pjesë edhe Shqipëria. Në këtë ekspozitë janë afishuar momentet emocionuese të kuqezinjve në europian nga debutimi në ndeshjen kundër Zvicrës e deri te fitorja historike ndaj Rumanisë.

Trajneri italo-shqiptar e cilësoi një eksperiencë unike kualifikimin e Shqipërisë dhe u shpreh se lutej t'i shihte sërish kuqezinjtë në një eveniment ndërkombëtar futbollistik. "Nga Europiani i 2016 kemi kujtime që nuk do të harrohen kurrë pasi ishte një eksperiencë shumë e rëndësihme për të gjithë për futbollistët, federatën, për mua dhe për të gjithë tifozët. Edhe për ju gazetarët besoj se ishte një eksperiencë unike dhe uroj që të mos mbetet e tillë por në të ardhmen Shqipëria të ketë mundësinë të shkojë në një kompeticion madhor që të jetojmë edhe njëherë ato momente që përjetuam ne në "Euro 2016"

Recommended