Report TV - Vrasja dhe djegia e nenes me djalin ne Vlore, policia shoqeron familjaret per deshmi
  • 6 years ago
Pas krimit tragjik në qytetin e Vlorës, ku nënë e bir, 73-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe 43 vjeçari, Olsi Hoxhallari, u gjetën të vrarë dhe të djegur brenda në banesë, policia ka shoqëruar kunatën, nusen e vëllait të viktimës.

Në momentin kur policia i ka kërkuar të shoqërohej në komisariat për t'u marrë në pyetje gruaja ka bërë rezistencë. Ajo u është drejtuar bluve se nuk e ka bërë ajo krimin si dhe s'kishte ku të linte fëmijët që t'i ndiqte ata. "Nuk e kam vrarë unë, s'kam bërë as turpe e asgjë. Po fëmijët ku t'i lë unë", dëgjohet gruaja teksa u drejtohet policëve.

Një prej policeve femra i përgjigjet asaj se këto do të sqarohen në polici.
Recommended