"Mua më rrihte, djalin e plaste nga muri", drama e nënës së divorcuar më fëmijën autik

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" solli mbrëmjen e sotme dramën e një nëne të re nga Fieri, prej 5 vitesh e divorcuar.

Ajo është vetëm 32 vjeç. U detyrua që të braktisë Fierin për të jetuar së bashku me djalin 6 vjeçar në Tiranë.

Arsyeja ështe se ish-bashkëshorti ishte i dhunshëm në familje jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj djalit të tyre i cili vuan nga autizmi.

Denoncuesja: Kam një 1 vit e 2 muaj në Tiranë. Kam 5 vjet e divorcuar, jam divorcuar për dhunë në familje. Gjatë gjithë kohës më duhet të isha burri i shtëpisë, punoja në dy punë.Laja komplet detyrimet e shtëpisë, isha e detyruar të ushqeja dhe burrin, ti blija cigare dhe sa orë kishte dita ai shkonte në lojërat e fatit. Lekët që unë punoja për ti blerë bukë fëmijës ai mi merrte, nëse nuk ja jepja sa orë kishte dita unë haja dru dhe djali hidhej nëpër mure. E kishte çarë nga kurrizi me thonj, e kishte djegur me cigare. Kam njoftuar policinë.Kur erdhi ekspertiza që mori djalin, e ka parë gjendjen mendore të djalit shumë të rëndë, e kanë zhveshur, i kanë parë shenjat e trupit. Ata e arrestuan direkt, ka bërë dy vjet burg.

Pasi policia konstaton shenja dhune te trupi i fëmijës e arreston bashkëshortin e 32 vjeçares, i cili dënohet me 2 vite burg. E vetme dhe pa përkrahje, 32-vjeçarja me fëmijën në krah vjen në Tiranë dhe merr një shtëpi me qira.

Gjithë pagesa që merr nga KEMP-i fëmijës shkon për pagesën e qirasë, ndërsa mes lotësh ajo thotë se nuk i mbush dot barkun me bukë djalit të vogël.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mua-me-rrihte-djalin-e-plaste-nga-muri-drama-e-nenes-se-divorcuar-me-femijen-autik

Recommended