Djegia e 12 apartamenteve në Pogradec/ Familjarët rikthehen në banesat e shkrumbuara: Na iku jeta

  • 4 years ago
KORÇË- Shemshie Ilo sapo ishte rikthyer nga SHBA-ja dhe rrugës nga aeroporti mësoi se shtëpia e saj ishte një nga 12 apartamentet që u shkrumbuan nga flakët ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit, për shkaqe që ende nuk dihen. Nga ajo shtëpi, kishin mbetur vetëm muret dhe gjithçka tjetër, së bashku me kujtimet ishin bërë shkrumb e hi. Me lot në sy, Shemshija kërkon dëshpërimisht foto të fëmijëve, por zjarri është treguar i "pamëshirshëm" duke i rrëmbyer mundin dhe sakrificën e një jete të tërë.

"Gjithë jeta më iku, s'ka një fotografi të fëmijëve. S'po gjej një fotografi. S'i nuk paska shpëtuar anjë, s'kam asnjë fotografi të fëmijëve", thotë mes lotëve Shemshie Ilo, teksa nuk i ndal kërkimet.

Report Tv me gazetaren Gladiola Hoxha është rikthyer në pallatin 5- katësh, ku u shkrumbuan 12 apartamente. Ajo çfarë gjen sot në këto banesa është një pamje e trishtë dhe banorë që kanë mbetur në qiell të hapur. Ato fajësojnë se zjarrfikëset, sipas të cilëve nuk kanë shkuar në kohën e duhur për të bërë shmangur një tragjeti të ketyre përmasa.

Teksa shkaku nuk dihet ende, specialisti i Emergjencave Civile në Bashkinë e Pogradecit, Avni Myrte ka bërë me dije për mikrofonin tonë se prej mëngjesit të sotëm po verifikohen dëmet në apartamentet e dëmtuara. Ai ka sqaruar se për ta do të zbatohet ligji i qeverisë ku 50% e vlerës së dëmeve do të dëmshpërblehet nga shteti dhe 50% nga vetë të dëmtuarit.

Dy katet shtesë të pallatit 5-katësh në Pogradec ku u dogjën 12 apartamente kanë qenë të palegalizuara për shkak të mungesës së një raporti nga ekspertët teknik. Shtesat në pallat ishin shtuar në vitet 2000-2003.

Recommended