Diagnozë - Si të kuptohen individët me çrregullime të personalitetit, e ftuar Anxhela Peza

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Personaliteti është tërësia e tipareve emocionale dhe të sjelljes së njeriut gjatë jetës së përditshme dhe për mënyrën se si prezanton veten me mjedisin apo rrethin që jeton në përditshmëri.

Deformimi i sjelljeve emocionale quhet çrregullim i personalitetit, ku shpesh herë mund të cilësohet se bëhet fjalë për njerëz të këqinj.

Psikologia klinike, Anxhela Peza është bërë pjesë e emisionit shëndetësor ?Diagnozë? nga Freskida Miloti ku ka folur rreth llojeve të çrregullimeve dhe trajtimit të tyre.

Ndër disa lloje të tyre, kemi paranoidët, që janë xhelozë, mosbesues dhe zemërakë ku dyshojnë vazhdimisht në besnikërinë e partnerit.

Personat që kanë çrregullime psikologjike dhe çdo gjë rreth tyre nuk është siç duhet, ndërsa mendimet që kanë janë të duhurat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/diagnoze2

Recommended