Ora News - Ligji për gjuhën shqipe, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i përgjigjet Rusisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së Jashtme Ruse, e cila tha se deklaratat e Ramës për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni provokojnë marrëdhëniet ndëretnike.

Nëpërmjet një reagimi në tëitter, ministirja e Jashtme e Shqipërisë thotë se Shqipëria mbetet e interesuar për harmoni etnik, stabilitet dhe prespektivë euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Ministria thotë se shpreh keqardhje për keqinterpretimet që ministria e Jashtme e Rusisë i ka bërë deklaratave të kryeministrit Rama.

"Në përgëzojmë miratimin e ligjit pasi ajo përmbush një nga angazhimet sipas marrëveshjes së Ohrit", thuhet në reagim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligji-gjuhen-shqipe-ministria-e-jashtme-e-shqiperise-i-pergjigjet-rusise

Recommended