Report TV - Ekspozita për Skënderbeun me vepra e antikuarë të rrallë ne Pallatin e Kongreseve

  • 6 years ago
Një ekspozitë madhështore me dokumente, piktura dhe relike të rralla për Heroin tonë Kombëtar Skënderbeun është e hapur për publikun ditën e mërkurë dhe të enjte nga ora 10:00 deri në 22:00 të mbrëmjes. Ekspozita nis me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Në pallatin e Kongreseve është krijuar enkas një sallë për të kundruar vulën që ka përcaktuar fatin e historisë tonë në shekuj. Më tej në ekspozitë vihen re imazhe të Skënderbeut, libra historikë dhe artistikë për jetën dhe veprën e tij dhe artefakte autentike, një pjesë e mirë kanë fjetur gjatë në arkiva, dhe janë të pashfaqura më parë.

Objekti më i rrallë daton i shkruar në Milano në vitin 1473, kopja e të cilit gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Është epistola e Papa Piut, në të cilën përmendet Skënderbeu dhe Arbëria si faktorë në përgatitjen e një kryqëzate të madhe anti-osmane. Më tej është historia e Skëndebeut e Marin Barletit e shkruar e shkruar në Romë në vitet 1508-1510.

Recommended