37-vjeçarit i vjedhin identitetin, vjen në Shqipëri dhe nuk e lejojnë që të largohet

  • 6 years ago
Një 37-vjeçar nga fshati Bërxull i Tiranës prej disa ditësh po qëndron para Policisë, në pritje për ta lejuar për të marrë pasaportën. Bëhet fjalë për Bilbil Kapoçin, me nënshtetësi belge, i cili pas 15 vitesh ka ardhur në Shqipëri. Por në Shqipëri i është thënë se për tu larguar duhet të nxjerrë pasaportën. Këtu mëson se dikush tjetër i ka vjedhur identitetin dhe ka marrë pasaportë me të dhënat e tij.
37-vjeçari ka provuar të largohet me kartë identiteti, por askush nuk e lejon, duke bërë që të mos shkojë dot te familja e tij në Belgjikë. Policia e Tiranës thotë se e ka zbuluar personin nga Kosova që i ka vjedhur identitetin Bilbil Kapoçit dhe po punon për kapjen e tij. Por duket se 37-vjeçari do ët presë procedurat e zgjatura për të marrë pasaportën me emrin e tij, që dikush tjetër ja ka vjedhur.

Recommended