Report TV - Tritan Shehu në 5 Pyetjet: Baza e protestës, varfëria dhe papunësia

  • 6 years ago
Deputeti i PD, Tritan Shehu i ftuar në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? ka paralajmëruar se protesta e opozitës në 27 Janar do i japë një goditje të fortë qeverisë Rama. Ai u shpreh se varfëria dhe papunësia janë arsyet kryesore të protestës.
?Varfëria, papunësia, arroganca dhe sistemi që është ngritur është arsyeja e protestës së opozitës në 27 janar në Tiranë përballë Kryeministrisë. Qytetarët janë në terror. Baza e protestës është varfëria. Protesta do të jetë me një masivitet të jashtëzakonshëm dhe do i japë një goditje të madhe këtij sistemi? deklaroi ai.

Deputeti i PD, akuzoi Ramën për kanabizimin e vendit, ndërsa shtoi se ishin partnerët tanë që goditën grupet kriminale dhe jo qeveria. Duke u ndalur te sistemi shëndetësor, Shehu e cilësoi si të dështuar, pasi sipas tij nuk ka shëndetësi falas.

Recommended