Ora News - Grabitet filiali i bankës pranë ish-stacionit të Trenit në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Filiali i Postës Shqiptare brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës në Tiranë është grabitur sot në mesditë.

Telefonata e mbërritur në orën 14:05 minuta njoftoi grabitjen e ndodhur në rrugën "Panorama", pranë ish stacionit të Trenit.

"Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambjenteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh." informon policia e Tiranës.

Informacionet e para tregojnë se një person me kapuç të zi në kokë dhe i armatosur ka hyrë në bankë dhe pasi ka kërcënuar me armë arkëtaren dhe personat që ndodheshin aty ka marrë një shumë lekësh dhe është larguar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitet-nje-banke-e-nivelit-te-dyte-prane-ish-stacionit-te-trenit-ne-tirane

Recommended