Report TV - Ish-futbollisti gjendet i vdekur poshtë pallatit në Sarandë

  • 6 years ago
Srandë-62 vjeçari Leonard Qasari është gjetur i pajetë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr.4 në sarandë.

Sipas raportimit të policisë rreth orës 05:25 62 vjeçari është gjetur i pajtë mbi trotuar me dëmtime në kokë e pjesë të trupit. Pas verifikimit të kamerave që gjendeshin pranë pallatit të Qesarit rezulton se është rrëzuar nga kati i 6 i pallatit , pasi ka rënë është munduar të ngrihet por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Qesari ish futbollist i ekipit të Butrintit, punonte si ndërmarrjen e pastrim gjelbërimit në Sarandë. Prej shumë kohësh banonte i vetëm për shkak se familjarët ishin larguar në Greqi.

Recommended