Ora News - Atentat me tritol në mes të Shkodrës, mes 8 të plagosurve rëndë Lulzim Kulla

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shpërthim i fuqishëm tronditi Shkodrën në lagjen "Partizani" e njohur si lagjja "Rus" një nga më të populluarat në qytet.

Një sasi tritoli e vendosur në një motor tip piaggio, e parkuar para një godine dy katëshe në kryqëzimin e kësaj zone shpërtheu rreth orës 11: 30 minuta duke lënë të plagosur 8 persona, mes tyre pronarin e objektit Lulzim Kulla, punonjes të dyqaneve, dhe kalimtarë të rastit.

Policia e Shkodres deklaron se shpërthimi ndodhi kur " 42 vjeçari, pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij", makina e bardhë (në foto)

Kush ishte objektiv i atentatit

Lulzim Kulla, një emer i njohur për policinë dyshohet se ka qënë objektiv i atentatit. Motoçikleta ku ishte vendosur shpërthimi është ndarë në dysh dhe madje kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje vazhdonte të nxirrte flakë

Tete te plagosur, Kulla ne gjendje te rende

Aktualisht Kulla ndodhet në gjëndje të rëndë dhe së bashku me 2 të plagosur të tjerë është nisur drejt Tiranës, në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë edhe Ditmir Myftia 32 vjeç banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Gentian Suca 40 vjeç, po banues në Shkodër është jashtë rrezikut për jetën.

Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Për shkak të plagëve të shumta, Kulla u transportua me helikopter, ndërsa 2 të tjerët me autoambulanca.

Identifikohen emrat e të plagosurve

Arjola Gjonaj 31 vjece,

Pjeter Arra 53 vjeç

Ditmir Myftia 32 vjeç

Pjeter Daka 60 vjeç

Lulzim Kullaj 42 vjeç

Gardosileviç Roikq 50 vjeç

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/Shkoder,%20shperthim%20n%C3%AB%20nj%C3%AB%20dyqan

Recommended