Basha: Vettingu në polici me Ramën dhe Xhafajn, njësoj si t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë

  • 6 years ago
Në 105 vjetorin e Policisë së Shtetit, kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të nderojë uniformat me një vizitë në shtëpinë e oficerit të vrarë të policisë Artan Cuku.

Në këtë vizitë Basha shoqërohej nga deputetët Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri si dhe nga efektivë të liruar të policisë. Gjatë vizitës, Basha ka vënë theksin tek veprimi sa më shpejtë i institucioneve për të dënuar ata që ngritën dorë ndaj Artan Cukut duke i marrë jetën.

"Në këtë 105 vjetor policia është në një moment tragjik, e tradhtuar nga drejtuesit politik. Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe policia ishte në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtuesit e policisë kanë marrë arratinë, ose janë goditur nga krimi, sikurse është oficeri Artan Cuku.

Të tjerë janë larguar si Dritan Zagani, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet kriminale të Saimir Tahirit. Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit".

Recommended