Ora News - Flasin sociologët: Fotot e fëmijëve në rrjetet sociale, e rrezikshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të publikosh foton e një fëmije të mitur, pa miratimin e tij, edhe kur ai që e publikon është njëri nga prindërit në të gjitha vendet e BE është e ndaluar. Jo më shumë se pak ditë më parë në italinë fqinje një rast i ngjashëm i publikimit të fotove të një të mituri nga nëna e tij shkaktoi fortunë jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në drejtësinë italiane e cila e dënoi nënën me një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Në Shqipëri edhe pse një ligj i tillë mungon sociologët rekomandojnë që vetë prindërit të tregohen të kujdeshsmë të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në platformat online që mund të jenë një dritare nga ku mund të përfitojnë pedofilët.

Gëzim Tushi: Herë pas here kanë ndodhur abuzime me fëmijët pikërisht nga fotografitë e tyre, manjakë të krimit, të seksit, pedofilë të cilët janë të pranishëm në shoqërinë tonë si në çdo shoqëri tjetër. Janë të gatshëm të gjuajnë gjahun e tyre që janë fëmijët. Ne duhet të ndërmarrin disa masa me karakter ligjor, shtetëror aq sa është e mundur për ti vënë në një mbrojtje të institucionalizuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/flasin-sociologet-fotot-e-femijeve-ne-rrjetet-sociale-e-rrezikshme

Recommended