Ora News - IRTC braktis naftëtarët, punonjësit e Ballshit: Shoqëria që na ka borxhe u largua

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por IRTC, shoqëria që kishte nën përdorim rafineritë e ARMOS në Ballsh e Fier është larguar duke lënë pas borxhe dhe pasiguri për 1200 naftëtarë. Ishin vetë naftëtarët që bënë të ditur faktin në një protestë para Uzinës së Ballshit për statusin e naftëtarit dhe rinisjen e punës. Ndërkohë tre kompani kanë shfaqur interes për aktivitetin, por duhet të bien dakord që të marrin mbi supe edhe detyrimet e prapambetura ndaj punonjësve

Ionian Refining & Trading Company, IRTC SHA, që kishte marrë në përdorim rafineritë e naftës së ARMO në Ballsh e Fier raportohet se është larguar nga ky aktivitet, edhe pse nga shoqëria nuk ka një njoftim zyrtar.

Ishin vetë naftëtarët dhe përfaqësuesit e sindikatës që në protestën e paralajmëruar për të kërkuar nisjen e punës në rafineri dhe statusin e naftëtarët bënë me dije se shoqëria që nuk i paguante prej muajsh.

Të mbledhur përpara uzinës, ata zbuluan detaje të një takimi të mbajtur të hënën në Ministritë e linjës ku u kanë bërë me dije se tre kompani të reja janë interesuar të marrin aktivitetin, ndërsa këta të fundit kanë kërkuar që të zgjidhet investitori më serioz.

"Ramë dakord me zëvendës/ministrin të përshpejtojë procedurën për rifillimin e uzinës në punë, për të gjetur biznesmenë të fuqishëm. Janë afruar tre biznesmenë, tani është në dorë të qeverisë dhe të bankës që e ka këtë me vendim gjykate. Pronari iku përfundimisht, e dorëzoi. Do ti marrë detyrimet ai që do të vijë".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/naftetaret-e-ballshit-kerkojne-venien-ne-pune-te-uzines

Recommended