Report TV - Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër, disa banesa drejt shembjes, flasin banorët
  • 6 years ago
Moti i keq me reshje të dendura shiu, që përfshiu gjithë vendin në fillim të muajit dhjetor 2017 dhe u shoqërua me përmbytje masive, la pas një panoramë të zymtë dhe tejet problematike. Pasojat më të mëdha duket se po i vuajnë qytetarët e Gjirokastrës, një pjesë e të cilëve rrezikojnë shembjen e banesave.

Report Tv ishte këtë mesditë në lagjen historike të Gjirokastrës, Cfak, aty ku nëntë shtëpi rrezikojnë të shemben, ndërsa është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Kamera e Report Tv hyri në njërën prej banesave të rrezikuara, ku tregoi nga afër situatën dramatike të shkaktuar nga përmbytjet masive, të cilët shkaktuan dëmtimin e banesa.

E pyetur nga gazetari i Report Tv nëse do të evakuohet, banorja e banesës tha se nuk do ta lërë shtëpinë e saj. "Jam e sëmurë, s?e lë shtëpinë e jetës. Të më japin shtëpi e lë këtë, por unë kam derdhur djersën e ballit", tha e moshuara.
Recommended