Krujë, fshati Bilaj 25 vite pa ujë të pijshëm, banoret: Vetëm premtime elektorale, asgjë tjetër

  • 6 years ago
Banorët e fshatit Bilaj kanë telefonuar në emisionin e mëngjesit në Report tv ku shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e ujit dhe të infrastrukturës. Menjherë pas kësaj telefonate, report Tv është gjendur në këtë fshat për të marr apelin e tyre. Banorët thonë se ka mbi 25 vjet që fshati Bilaj i bashkisë Krujë nuk ka ujë të pishëm. Ata thonë se kanë hapur puse për të siguruar ujin për familjet e tyre, por uji i puseve nuk është i pishëm.
?Skemi as ujë të pijshëm as një lloj kushti. Që prej 90- tës nuk kemi ujët të pijshëm, çka kemi bërë me shprnzimet tona. Premtun çdo votim, çdo herë që janë votimet, njëri më fortë se tjetri, ujë të pijshëm shtëpi më shtëpi?, shprehet një prej banorëve.

Për të marrë ujin e pijshëm banorët detyrohen të shkojnë për të mbushur ujë në pusin 330, i cili është në territorin e këtij fshati, por ujin e dërgon në Durrës. Ndër të tjera banorët thonë se në fshatin e tyre ka mungesë edhe të infrastrukturës rrugore.

Recommended