Report TV - Ekskluzive, Faturat e KLD dhe Gjykatës së Lartë,sa shpenzuan gjyqtarët

  • 6 years ago
Anëtarët dhe stafi i dy organeve më të larta të sistemit aktual të drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme nga paratë publike, gjatë vitit 2017, për udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për dreka dhe darka, pritje dhe përcjellje, shpërblime për punën jashtë orarit, shpenzime telefonike, shpenzime të tjera transporti etj.

Kujtojmë se, 2017 është viti i fundit i funksionimit për KLD, pasi ky institucion do të shkrihet, për t?u zëvendësuar me Këshilli e Lartë Gjyqësor, ndërsa fati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë do të përcaktohet nga procesi i Vetingut. Gjithsesi, nga të dhënat që ka siguruar Shqiptarja.com, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe stafi kanë udhëtuar 6 herë jashtë vendit dhe 15 herë brenda vendit me paratë publike.

Recommended