BOOM - Nesër dhuratat e fundit nga 'Babagjyshi sekret', destinacioni i rradhës Kosova

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Babagjyshi, Poli i Veriut, Kutia Postare 47" ka qenë adresa e shumë letrave të postuara nga posta shqiptare gjatë vitit që shkoi, ku fëmijët shprehnin dëshirat e tyre për Babagjyshin.

Fushata "Babagjyshi Sekret" nisi me 6 dhjetor 2017 dhe mbyllet nesër, 6 janar 2018.

Pjesë e projektit të mundësuar nga Shoqata 'Ura' dhe Connext ishte dhe gazetari i njohur Eraldo Rexho.

Në emisionin BOOM ai tha se vitin tjetër Babagjyshi do të jetë prezent në Kosovë, ndërsa në të ardhmen pritet të shtrihet në të gjitha trevat shqipfolëse për të lumturuar sa më shumë fëmijë.

Eraldo Rexho: Fushata mbyllet nesër me 6 janar. Është shpërndarja e dhuratave të fundit. Ka qenë një fushatë shumë e bukur, isha shumë i lumtur që u përfshiva. Nisi me 6 dhjetor dhe përfundon nesër. Besoj se do të kthehet në traditë. Shoqata 'Ura' dhe Connext janë ata që implementojnë këtë projekt, janë shumë të bindur që do ta shtrijnë në trevat shqipfolëse por jo vetëm.Është një projekt që ndoshta vitin e ardhshëm Babagjyshi Sekret të shkojë në Kosovë, pastaj me kalimin e kohës të zgjerohet më shumë në të gjitha trevat shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-dhuratat-e-fundit-nga-babagjyshi-sekret-destinacioni-i-rrradhes-kosova

Recommended