Ora News - Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Kotzias: Kemi bërë hapa pozitivë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti 2018 do të jetë një vit pozitiv për sa i përket marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë. Kjo deklaratë është bërë nga Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pas një mbledhje me kryeminisrin Tsipras ku u shqyrtuan marrëdhëniet e Greqisë me vendin tonë dhe Maqedoninë. Më herët kreu i diplomacisë greke u shpreh se ligji i luftës është një budallallëk historik ndërsa më 19 dhe 20 janar do të mbahet raundi i dytë i negociatave mes tij dhe Ministrit Ditmir Bushti në Korçë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur optimist se 2018-a do të jetë viti i zgjidhjes së problemeve të Greqisë me fqinjët.

Kotzias e bëri këtë deklaratë menjëherë pas përfundimit të një mbledhjeje në drejtimin e kryeministrit Tsipras, ku u shqyrtuan marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. Në mbledhje mori pjesë edhe ministri i mbrojtjes, Kammenos, si zëvendëskjryeministri Dragasakis.

?Sa i përket Shqipërisë, diskutuam mbi çështjet që janë inkuadruar në paketën e zgjidhjeve me vendin fqinj dhe besoj se javët e fundit kemi bërë hapa të mirë dhe pozitivë?, tha ministri i jashtëm grek.

Sa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë, Kotzias tha se diskutimet u fokusuan në mosmarrëveshjen e pazgjidhur për emrin kushtetues të vendit fqinj.

?Qeveria jonë ka theksuar në mënyrë të përsëritur se mbështet dhe negocion për një emër të përbërë dhe unik për gjithë përdorimet?, tha Kotzias, duke shtuar se këtë qëndrim Greqia po e mban që në samitin e Bukureshtit të vitit 2008, kur Athiuna bllokoi anëtarësimin e Maqdonisë në NATO.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marredheniet-shqiperi-greqi-kotzias-kemi-bere-hapa-pozitive