Report TV - Kukës, Peter Pacult merr drejtimin e skuadrës

  • 6 years ago
Kampionët në fuqi të Kukësit, tashmë do të kenë një trajner të ri. Është prezantuar para skuadrës të mërkurën paradite, tekniku Peter Pacult. Me një histori të lavdishme si drejtuesi i disa prej skuadrave më të rëndësishme të Evropës, ai merr frenat e ekipit verior me qëllim për ta çuar drejt sukseve të reja.
Pakult vjen te Kukësi pas shkarkimit të trajnerit serb Malden Milinkovic. Shkak për largimin e tij u bënë rezultatet e dobëta të Kukësit në 2 fazat e para të këtij sezoni.

Në prezantimin e parë me skuadrën ai u njoh edhe me asetet e ekipit dhe me elementët që ka në dispozicion. Ndihmësi i tij do të jetë Rraman Hallaçi. 58 vjeçari ka drejtuar për 5 sezone Rapidin e Vienës, duke u shpallur edhe kampion i Austrisë në edicionin 2007-2008.

Recommended