Report TV - Kukës, thyhen natën zyrat e institucioneve, policia: Vandalizëm

  • 5 years ago
Disa institucione rajonale në Kukës janë thyer gjatë natës së 18 nëntorit në rrethana ende të pashpjegueshme. Nga të dhënat rezulton se janë dëmtuar dyer e orendi të tjera të 4 zyrave. Sipas policisë janë vjedhur me thyerje 2 laptopë dhe 1 telefon celularë.

Fatmirësisht keqbërësit nuk kanë vjedhur apo dëmtuar kompjuterat në të cilën ruhen dokumentet zyrtare të katër zyrave, IKMT, Shërbimit të Provës, Entit Kombëtar të Banesave dhe Agjencisë së Pronave Publike. Nuk dihen arsyet e dhunimit të zyrave. Një nga dyshimet që ngre policia është për akt vandalizmi. Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Zyrat e 4 institucioneve të thyera ndodhen në një ndërtese e cila nuk është aspak e sigurt dhe më e keqja hyrja e saj nuk ka dyer. Në ndërtesën katër katërshe janë edhe disa institucione të tjera të rëndësishme të cilat nuk kanë asnjë parameter të sigurisë me dyer të vjetra e të amortizuara.

Recommended