Ora News - Lezhë, 32-vjeçari plagoset me pistoletë, në kërkim autori

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër ngjarje e rendë shënohet në rrethin e Lezhës, ku një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë nga person, i cili është shpallur në kërkim. Policia po punon për shkaqet e ngjarjes

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Gurra', ku nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 32-vjeçar. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë personi që është qëlluar është Vilson Zefi, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm disa lëndime pa pasoja për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat dhe kapjen e autorin, i cili është identifikuar me inicialet A.P, që dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë 32 vjeçarin Zefi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhe-plagoset-nje-person-me-arme-zjarri

Recommended